Pas 25 vitesh miqësi, Aurela dhe Eli bëjnë duetin e parë

25 vite miqësi, asnjë këngë bashkë. Por mesa duket momenti erdhi dhe duetin e shumëpritur do ta dëgjojmë në Këngën Magjike 2018. Ato ia kanë besuar këngën Adrian Hilës dhe ky krijim do të prezantohet nesër tek ”E diela shqiptare”. ”Më në fund bashkëpunimi ynë i parë! 25-vjet miqësi e ngushtë, asnjë këngë. Duhej 20-vjetori I “Këngës Magjike” që të mendonim t’i jepnim publikut tonë një dhuratë. Nga shpirtat tanë për ju”,-shkruan Aurela Gaçe në Instagram, në një foto bashkë me Eli Farën.