Nuk ka dalë prej muajsh në publik, gazetarja: Flori Mumajesi është i sëmurë

Për shumë nga fansat e Flori Mumajesit ka qenë habi që gjatë muajve të fundit nuk kanë marrë asnjë lajm nga këngëtari.

Edhe në rrjetet sociale ai ka publikuar për herë të fundit në muajin gusht dhe që atëherë nuk ka njoftuar as për ndonjë projekt të ri.

Këngëtari duket se është larguar disi si nga studioja dhe akoma dhe më shumë nga skena, pasi nuk e kemi parë më në koncerte.

Por sipas gazetares Megi Bilo, e cila ka folur së fundmi në emisionin Fun Day në In Tv, Flori po vuan nga një problem shëndetësor.

Ajo ka treguar se Flori është prekur nga një sëmundje e mëlçisë dhe kjo ka qenë arsyeja që këngëtari nuk është përfshirë më në ndonjë projekt apo nuk ka bërë dalje publike.

Gazetarja tha:

Nuk e di se sa e vërtetë është, por thashethemet qarkullojnë përtej ekranit se Flori ka një sëmundje me mëlçinë. Shpresojmë mos të jetë diçka serioze sepse Flori është nga ata këngëtarë që në qoftë se nuk bën diçka na mungon.”
Kujtojmë se Flori përflitej se ishte në një lidhje me këngëtaren Elvana Gjata dhe pas ndarjes me të u transferua për disa kohë në Kosovë. Emri i Elvanës u përfshi në masakrën që ndodhi në ish-Bllok, ku u tha se ishte mollë sherri mes të dashurit të ri dhe një të riu që mbeti i vrarë.