Mos ndoshta me këtë gjest Justin Bieber sapo e konfirmoi martesën me Hailey?

“Gruaja ime është e mrekullueshme” – ka shkruar Justin Bieber në Instagramin e tij, dhe sapo e konfirmoi martesën me modelen e famshme amerikane Hailey Baldëin.

Këngëtari i famshëm po përflitej gjatë tërë këtyre muajve për një martesë me modelen, por dyshja vetëm fejesën e kishin bërë zyrtare.

Në një fotografi të dyshes që Bieber ka publikuar në Instagram, ata shihen shumë të lumtur bashkë duke shtrënguar duart, derisa është përshkrimi ai që mori shumë më shumë vëmendje.

Thashethemet për martesë në mes tyre, kanë nisur qysh kur Bieber e Hailey u fotografuan duke dalë nga ofiqaria e New York-ut para dy muajsh.

View this post on Instagram

My wife is awesome

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on