Momenti i vështirë i William Levy, përlot me postimin në Instagram

William Levy është një nga aktorët më të njohur në Shqipëri.

Por së fundmi ylli i serialeve meksikane, nuk po kalon një moment të mirë, shkruan Mega News.

Nipi i tij është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, ndërsa prej muajsh është i shtruar në spital.

Aktori ishte shprehur se ai dhe familja e tij po kalojnë një moment të vështirë, ndërsa viziton shpesh vogëlushin në spital.