Meta në Manastir: Mirënjohje të përjetshme përfaqësuesve të Rilindjes Kombëtare

Kreu i shteti Ilir Meta, gjatë vizitës së zhvilluar sot në Manastir (Maqedoni), ka vlerësuar rolin e jashtëzakonshëm që ka Kongresi i Manastirit në historinë e Shqipërisë.

“Me shumë emocion rikthehem në qytetin e mrekullueshëm të Manastirit, për të përkujtuar së bashku me vëllezërit shqiptarë në Maqedoni, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, këtë ngjarje historike për kombin tonë, që i bashkoi të gjithë shqiptarët rreth Alfabetit të gjuhës shqipe duke i paraprirë shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë”,- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.