Mavraj: Kërkoj falje, por kundërshtari më provokoi

Mbrojtësi Mërgim Mavraj ka kërkuar falje për kartonin e kuq në ndeshjen ndaj Skocisë duke shpjeguar edhe episodin.

“I kërkoj falje tifozëve dhe skuadrës, pasi nuk kisha qëllim të tillë, por më provokoi ai futbollisti. Nuk i takon një futbollisti me kaq përgjegjësi dhe eksperiencë të reagojë kështu. Kur mora të verdhë, kundërshtari erdhi më shtyu dhe është veprim normal që të mbrohesh. Nuk tentova ta godisja me kokë dhe nuk ishte e vërtetë që e godita me kokë. Ata që ndjekin futboll, e dinë që gjëra të tilla ndodhin.

Kartoni i kuq ishte negativ, por me Turqinë kemi treguar se mund t’ia dalim edhe me 10 futbollistë. Besoj se kontribuoi goli i pësuar shumë herët. Minuta më vonë nuk lehtësohet situata”, u shpreh Mavraj.