Kryemadhi: E kemi në dorë ta rrëzojmë Ramën edhe me votë, edhe me protesta

Kryemadhi: Nuk e dikton Edi Rama axhendën e opozitës, por e kundërta. Jemi ne që e kemi në dorë ta rrëzojmë edhe me votë, edhe me protesta

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se nuk është kryeministri Rama ai që dikton axhendën e opozitës. Ajo theksoi se është opozita që e ka në dorë ta rrëzojë Edi Ramën, edhe me votë, edhe me protesta.

“Dhe kur them që shqiptarët ndihen të nervozuar sepse nuk ka shpresë dua të them që kushdo është më i mirë se Edi Rama. Ne e kemi në dorë për ta larguar dhe rrëzuar Edi Ramën, edhe me votë, edhe me protestë si të na dojë qejfi ne. Nuk na e dikton dot ne Edi Rama axhendën donë politike, jo vetëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por nuk e dikton dot Edi Rama axhendën politike të opozitës. Opozita e bashkuar është e vendosur për të krijuar fronin e madh kombëtar kundër bandave dhe krimit të organizuar, opozita është e vendosur për të kthyer dinjitetin dhe integritetin e Shqipërisë në vend, për të kthyer të rejat dhe të rinjtë shqiptar të cilt kanë ikur dhe janë kthyer në skllevër në rrugët e Europës, për tu kthyer dinjitozë në vendin e tyre, për ta ndërtuar vendin e tyre, për ta zhvilluar dhe për të ecur përpara”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.