Italia barazon pa gola ndaj Portugalisë, luzitanët kualifikohen në raundin tjetër (VIDEO)

Italia ka barazuar 0-0 ndaj Portugalisë në “San Siro” dhe mbetet në vendin e dytë në grupit 3 të League A. Portugalia ka siguruar kualifikimin në fazën finale pas këtij barazimi të marrë me shumë fat ndaj italianëve teksa ndodhet me 7 pikë në krye.

Ndërkohë Rumania ka mposhtur 3-0 Lituaninë brenda në stadiumin Ilie Oana dhe mban gjallë shpresat për kryesimin e grupit 4 të League C. Për rumunët shënuan Puscas në pjesën e parë dhe Keseru me Stanciu në të dytën.

Më poshtë keni dhe rezultatet e të gjitha ndeshjeve të ditës së sotme në Ligën e Kombeve.