Humor-politika/ Surpriza në Kuvend, kujt i dhuroi lule Ulsi Manja?!

Ashtu si cdo të shtunë, emisioni ‘Kjo Javë’ sjell në fund të tij rubrikën gazmore. Edhe këtë javë, fokusit të kameras nuk i kanë shpëtuar lapsuset apo momentet e sikletshme të politikanëve.

Një i tillë ka qenë për kryetarin e komisionit të ekonomisë Erjon Brace. Ish ministri Xhafaj, ka diskutuar per disa minuta me deputetin Abazi, ndërsa në fokus kane qenë edhe biseda mes deputetëve brenda sallës së seancave plenare.

Por krahas politikës, në nisje të komisionit të ligjeve, kreu i këtij komisioni Ulsi Manja, ka dhuruar lule për deputetin Bledi Cuci, për t’i uruar atij ditëlindjen.

Presidenti Meta i është drejtuar me humor mediave ndërsa i thotë ‘jeni bërë shumë autoritarë ju’, pasi këta të fundit e drejtojnë ku të pozicionohet.

I irrituar ka qenë në konferencën për mediat trajneri Panucci, ndërsa në rubrikën gazmore janë shkëputur disa batuta të tij.

Fatmirësisht deputeti Rraja, duket se ka rikuperuar shëndetin e tij, këtë javë është ka shkuar pa paterica në parlament, të cilat i mbante pas një frakture në këmbë.