Anxhela Peristeri do bëhet nënë? Këngëtarja zbulon të vërtetën

Këngëtarja Anxhela Peristeri realizoi për herë të parë një koncert recital ku performoi para publikut hitet e saj ndër vite.

Përveç vokalit fantastik, u përfol edhe veshja e saj duke hedhur dyshimet se është në pritje të një fëmije.

Anxhela Peristeri vendosi që të flasë publikisht rreth urimeve që mori nga fansat në Instagram, duke i falenderuar.

“Faleminderit për bekimet që më keni dhënë për komentet tuaja për ‘shtatzëni’, por me keqardhje ju them se nuk jam shtatzënë, thjesht kam disa kilogramë plus. Nuk kam arsye ta fsheh, sepse është diçka që me kalimin e kohës duket, kështu që mos kini asnjë dyshim për këtë që po u them!”, shkruajti këngëtarja në Instastory.