Super Hebaj dhe Kolaj, Shpresat fitojnë miqësoren ndaj Maltës

Kombëtarja shqiptare U-21 ka arritur të marrë një fitore bindëse me rezultatin 2-0, në sfidën miqësore përballë Maltës, të luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Kuqezinjtë dominuan takimin që nga fillimi dhe gjetën golin e parë me anë të sulmuesit shkodran të Partizanit, Rubin Hebaj, i cili devijoi drejt portës një top dhe pa që të ndalej në rrjetë.

Vetëm pak minuta më vonë, ishte sërish Hebaj që u ndal me faull në zonë, ndërsa penalltinë e ekzekutoi saktë futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Omar Ymeri, i cili e dërgoi topin për herë të dytë në rrjetë.

Ishin pikërisht Ymeri dhe sulmuesi anësor Kolaj, i cili aktivizohet me të rinjtë e Sassuolos, ata që spikatën më shumë në këtë takim.