Përfshihet në aksident ambasadorja turke, dy të vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë raportohet se dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur. Mes të lënduarve është edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Sipas Express, ambasadorja ka marrë lëndime në trup dhe po trajtohet në urgjencën e QKUK.

“Rreth ores 17:00 ne magjistralen Prishtine – Gjilan, saktesisht me fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku jane perfshire tri automjete. si pasoje e aksidentit lendime trupore kane pesuar 6 persona. Dy prej te cileve ne vendin e ngjarjes kane nderruar jete. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje, nderkohe qe 4 personat e lenduar jane derguar per tretman mjekësor”, njoftojnë autoritetet policore.