“Në dosjet e prokurorisë ka përgjime që arrijnë deri në Kryeministri”

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala mbrëmjen e sotme, e ftuar në Opinion, deklaroi se zyrtarë të gjitha niveleve në Shqipëri janë përgjuar nga Prokuroria shqiptare.

Lala tregoi në studio se zyrtarë të lartë dhe madje deri tek zyrtarë të Kryeministrisë gjenden të përgjuar në dosjen e Prokurorisë.

“Zyrtarë të lartë të të gjitha niveleve janë përgjuar nga Prokuroria, duke nisur nga politika, administrata dhe bota e sportit. Madje mund të them se ka të përgjuar deri në Kryeministri“, u shpreh Lala.