“Ju flet Moska”: Pse Rama mori përsipër koston e arratisjes së Gruevskit?

Arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski përmes Shqipërisë ishte në qendër të analizës së Kastriot Myftarajt në emisionin e tij “Ju flet Moska”.

Kastriot Myftaraj: Arratisja e ish-kryeministrit Gruevski nëpërmjet territorit të Shqipërisë është një ngjarje që ende ka shumë enigma dhe anë të errëta. Është një rast unik në historinë e shtetit shqiptar që një ish-shtetar përdor Shqipërinë për tu arratisur nga vendi i vet.

Gruevski ishte në një pozitë kur nuk mund të largohej nga vendi i tij me avion, sepse daljet ajrore ishin të kontrolluara. Gruevski mund të largohej vetëm nëpërmjet kufirit tokësor, por duke dalë ilegalisht nga Maqedonia.

Gruevski nuk mund të largohej përvese nga Shqipëria. Gruevski nuk mund të largohej nga Kosova sepse aty është Euleks, KFOR dhe aty nuk kishte besim.

Gruevski nuk mund të largohej drejtpërdrejt në Serbi sepse serbëve nuk u pëlqente që të implikoheshin me një vend fqinj në një ngjarje të tillë ku duhet të hynte ilegalisht në Serbi, por të dilte legalisht nga Serbia në Hungari, sepse hungarezët nuk mund ta pranonin ilgalisht në vendin e tyre.

E njëjta gjë edhe me Bullgarinë. Greqisë nuk ja kishte besimin Gruevski për marrëdhënit që kanë pasur për emrin. Greqia mund ta arrestonte dhe ta përdore për atë pazarin e emrit.

Gruevski kishte një problem, duhet të hynte ilegalisht në Shqipëri dhe të dilte legalisht nga Shqipëria.

Arsye pse duhet të vepronte kështu ishte se Mali i Zi, ndryshe nga Shqipëria nuk pranonte implikimin në këtë histori deri këtu sa të hynte dhe të dilte ilegalisht. Këtë nuk e pranonte as Hungaria. Pra diplomatët hungarezë që do ta merrnin në Shqipëri kishin thënë që do ta shoqëronin, por nëpër vendkalimet kufitare zyrtare, jashtë atyre nuk vepronin.

Kështu që Gruevski u paraqit në ambasadën hungareze në Tiranë, e morën diplomatët hungarezë dhe ka dalë në Mal të Zi.

Problemi është se gjëja e parë që konstatojnë autoritetet kufitare kur vjen dikush është kur ka hyrë. Në këtë rast njoftimi i policisë së shtetit ishte se Gruevski ka dalë nga Shqipëria në 11 nëntor dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar në 13 nëntor dhe ne si autoritete shqiptare s’kemi faj.

Në datën 11 doli lirisht kur duhet të ishte arrestuar për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit. Që të ndodhte kjo gjë, që Gruevski të kishte garanci se do ta kalonte lirisht kufirin, këtu sdo mend që kjo gjë bëhej vetëm me lejën e Ramës.

Policia e Shtetit nxjerr një komunikatë absurde, që direkt prokuroria duhet të arrestojë drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Pyetja që lind është: Pse Rama mori përsipër arratinë e Gruevski?

Sipas të dhënave të mia është një biznesmen shumë i madh shqiptar, i cili ka bashkëpunuar me Gruevskin në Maqedoni dhe ka ndërmjetësuar gjithë operacionin, ka paguar dhe para që Gruevski të kalonte lirisht.

Kjo e rrëzon ndërkombëtarisht atë repotacionin që Rama kërkon ti japë vetes me reformën në drejtësi, me luftën kundër korrupsionit, me SPAK etj. Sepse nëse bashkëpunon me një njeri të tillë i bie që të gjitha këto janë fjalë të rreme.

Lindj pyetja, pse e bëri këtë Rama?

Arsye është se Gruevski di disa gjëra me të cilat i bën presin Edi Ramës, pra Gruevski i ka dhënë një ultimatum kalimi Edi Ramës. Hape rrugën të kaloj se ndyrshe do të godas. Është një ngjarje që kërkon hetim. Çdo shteti mund ti ndodhë kjo gjë, por shtetet vlerësohen nga mënyra si reagojnë. Nëse ministria e Brendshme do të dilte menjëherë duke e quajtur atë deklaratën e policisë së turpshme, të thoshin që Rama nuk ka faj dhe qeveria nuk ka faj. Edhe nëse Prokuroria e Përgjithshme do kishte nisur një hetim, atëherë do thoshim përsëri nuk ka faj. Por fakti është që faji ekziston.

/Ora News