Gattuso merr një tjetër lajm të keq, mbrojtësi i Milanit braktis Italinë

Nuk kanë fund dëmtimet te skuadra e Milanit, teksa futbollisti i fundit që i është bashkuar infermierisë është mbrojtësi i Italisë, Alessio Romagnoli. Ky i fundit ka ndjerë shqetësime muskulore, duke u detyruar të lërë grumbullimin me Italinë në Coverciano, ndërsa vetën më ditët në vijim do të përcaktohet shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit.

Ky është një lajm mjaft i keq për trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, i cili ka thirrur menjëherë qendërmbrojtësin e Lazios, Accerbi, për ta pasur gati që nga ndeshja e nesërme ndaj Portugalisë.

Nga ana tjetër, janë shtuar dhimbjet e kokës edhe për Gattuson, që po shikon se si futbollistët e tij po dëmtohen një e nga një, duke humbur duele të rëndësishme.