“Fobi njerëzit që s’janë të bukur”, Aurela sqaron deklaratën

Modelja Aurela Hoxha, pak ditë më parë pohoi në emisionin ‘Pop culture’ në Top Channel se kishte fobi ndaj njerëzve që nuk ishin simpatik. “E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë”, u shprej ajo.

Kaq mjaftoi që fansat ta kritikonin me komente dhe mesazhe në rrjetet sociale duke e ‘detyruar’ të bëjë sqarimin e kontekstit të deklaratës.

“Pra njerëz të mirë, e kam fjalë për këtë lloj bukurie, atë që nuk e them vetëm unë por e thonë libra të shenjtë e njerëz që kanë lexuar njëherë në jetë dhe e dinë çdo të thotë energji dhe shpirt i bukur. (nuk kam folur as për gjatësi këtu, as për buzë të trasha, as sy blu”, ka sqaruar ajo.