E kryqëzuan për pamjen e re, ja si reagoi Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, këngët e së cilës kthehen gjithmonë në hit.

Ajo gjithmonë komentohet shumë nga mediat sidomos për look-un e saj, që çdo ditë vjen dhe bëhet më rinor.

Së fundmi Albërie Hadërgjonaj është rikthyer në Tiranë, për shkak të angazhimeve të saj me muzikën.

Këngëtarja shqiptare ka ndarë disa imazhe në profilin e saj në “Instagram”, teksa po zgjedh veshjen e përshtatshme për eventin dhe duket shumë ndryshe.

Ajo shfaqet me një fustan ngjyrë bojëqielli me luspa, po ajo çfarë ra më shumë në sy ishte se këngëtarja nuk njihej më, duhej shumë kohë  për ta kuptuar që ishte ajo.

Ndryshimin në portretin e saj, e kanë vënë re edhe fansat, të cilët shprehin rezerva për këtë imazh.

“Ke qenë shumë më e mirë, e thjesht. Tani e ke ekzagjeru shumë.. pa lezet.” – shkruan njëri nga fansat.

“Sa e bukur ke qënë. E paske humb gjithë lezetin” – komenton një tjetër.

Pas kësaj Albëria ua ka mbyll gojën të gjithëve duke duke bllokuar komentet në fotot e publikuara.

Image

Image

Image