Dekretimi i Lleshajt, Basha: Me apo pa të, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për emërimin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm.

Kreu i opozitës përmes një reagimi në rrjetet sociale, thekson se me apo Sandër Lleshajn, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq, për aq kohë sa kryeministër është ai që mbron kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin.

“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”- shprehet Basha në Twitter.