Buxhuku: Praktikat e PPP-ve nuk duhet të zbatohen për 20 vite

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku i ftuar në “Ekopolitikë” tha se pas një drejtësie të fortë nuk mund të jepen projektet e partneritetit publik privat.

BuxhukuE para ke një sistem drejtësie të deformuar dhe e dyta e ke të paaftë. Për të dhënë gjykimin për këto gjëra duhet të kesh një sistem drejtësie të aftë profesionalisht. Kjo është arsyeja që PPP-të nuk mund të zbatohen edhe për një periudhë të gjatë kohe dhe kanë vend për të qenë në strategjinë ekonomike për çdo qeveri që do të vijë. Këtë përvojë ndërkombëtare dhe mbi të gjitha përvojën tonë kaq negative, mendoj se e kemi të pamundur për të zbatuar në të ardhmen e afërt politika të tilla. Çdo forcë politike duhet ta thotë që Shqipëria pa u bërë mirë reforma e drejtësisë në themel dhe të ngrihet profesionalisht trupat dhe pa e sqaruar mirë se cili është efekti negativ, sepse janë prokuruar buxhetet e 20 viteve. Duhet t’ua thuash qytetarëve; jo unë nuk jam për zbatimin e kësaj praktike për një periudhë 20 vjeçare.