Zheji-Ahmetit: Bëhu drejtor i policisë

Në emisionin ”360 gradë” po diskutohet tema: ”Shqipëria, a është rrumpalla që duam?”, ku ndër të ftuarit është edhe ish-shefi Qarkullimit të Tiranës në kohën e Partisë Demokratike, Krenar Ahmeti.

Teksa po diskutohej, Artur Zheji nuk kurseu elozhet për Ahmetin, të cilin e konsideroi si një ish-punonjës shembullor të Policisë së Shtetit: ”Unë dua që ti të bëhesh drejtor i Policisë së Shtetit. Ku i dihet, Rama ndonjëherë degjon dhe afeksionohet. Duke qene ti drejtor fëmijët e mi janë të sigurt”, iu drejtua Zheji.

Ahmeti është në pritje të rikthimit në radhët e ”uniformave blu”, pasi ka fituar gjyqet me Ministrinë e Brendshme pas shkarkimit nga Saimir Tahiri.