“Unaza e Re”, Xhixho: Jemi pro projektit, qytetarët të dëmshpërblehen pa dallim

Zgjerimi i Unazës së Re duket se është një çështje që ka shkaktuar shumë tension ditët e fundit në kryeqytet. Banorët e kësaj zone janë të dëshpëruar,  sepse prej vitesh kishin mbajtur shpresë se ndërtimet pa leje një dite do të legalizoheshin. Protetstës së tyre u janë bashkuar edhe forcat e opozitës. Për të folur rreth kësaj çështje në edicionin qëndror të lajmeve ka qenë nënkryetarja e LSI-së, njekohesisht anetare e Këshillit Bashkiak, Erisa Xhixho.

Në fjalën e saj Xhixho Ka theksuar se LSI është pro vendimeve dhe projekteve të reja por sigurisht duke dëmshpërblyer siç e meritojnë qytetarët.

Më poshtë intervista e plotë e Xhixhos e dhënë për edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus;

Protesta vazhdon opozita po e përkrah protestën kryetari i bashkisë thotë se projektet e zhvillimit të qytetit do të vazhdojnë. Ku e shikon opozita zgjidhjen e këtij konfrontimi?

Është një situatë shumë e qartë që ne si LSI jemi pro projekteve për infrastrukturë, pasi sjellin zhvillim për kryeqytetin dhe janë shumë të rëndësishme, por jemi në një realitet ku disa banorë, të cilët janë mbi 350 familje, unë kam pasur rastin dhe ti takoj, ndodhen në një situatë ku një pjesë e tyre kanë filluar procesin e legalizimeve një pjesë ende jo, dhe brenda ditës lajmërohen se do të lënë shtëpinë. Flasim për shtëpi, flasim për njerëz në nevojë në kriza ekonomike me gra shtatzana me familje në gjendje të dëshpëruar dhe ju kërkohet të lirohet shtëpia. Ato të vetmen gjë që kërkojnë është të ketë një dëmshpërblim të drejtë, pasi dhe ato janë pro projekteve në infrastrukturë dhe këtu jemi dakord me kryetarin e Bashkisë. Ne jemi te dëmshpërblimi i plotë i qytetarëve dhe barazia para ligjit dhe jo dikujt ti legalizohet se të gjithë janë zaptues të tokave prej 30 vitesh dhe ktu është faji dhe i shtetit dhe i qytetarit. Por që janë qytetarë të Tiranës njihen nga Bashkia e Tiranës, kanë paguar taksa janë banorë të qytetit dhe kërkohet një zgjidhje, nuk kërkohet as arrogancë asgje ë tillë. Kërkohet zgjidhje përmes dialogut dhe që projekti padyshim të ecë përpara.

Zgjidhja cila është se në fund të fundit është çështje financiare, se në qoftëse dikush i ka lekët pa kursim dëmshpërblehen të gjithë dhe çështja mbyllet apo jo?

Këtu hyjmë te transparenca e këtij projekti pasi qytetarët dhe ne nuk jemi shumë të qartë se si është ky projekt, sa është fatura financiare sa është parashikuar për dëmshpërblimin e këtyre familjeve, që dhe ato të jenë të qartë. Flasim për procese integrimi flasim për Evropë, flasim kun ë vende si motra diskutohet dhe merret mendimi edhe për një fasadë se si do e lyejmë. Kemi të bëjmë me qytetarë  dhe për banesat e tyre që i kanë bërë me djersë, jemi në një situatë anormale që padyshim kërkohet edhe projekti të ecë para dhe familjet të dëmshpërblehen. Kjo mund të jetë dhe një opsion që mund të legalizohen dhe më pas u thuhet se më pas do të dëmshpërbleheni. Ka dy opsione pasi thuhet se ku do të jetë gjurma e projektit nuk do të dëmshpërblehen  ose pak, sepse nuk do të jetë e barazpeshuar pesha mes qytetarëve.

Në memorjen e kryeqytetit ka disa zhvillime të ngjashme, disa ballafaqime rasti i lorjave te parku, i parkut te Liqeni i Sheshit Skëndërbe, pra është një lloj lufte që zhvillohet me disa beteja midis Bashkisë dhe opozitës. Deri më tani këto beteja janë fituar nga Bashkia, pse nuk është e njëjta gjë?

Nuk është e njëjta gjë sepse kemi të bëjmë me familje, me shtëpi nuk kemi të bëjmë thjesht me një park lodrash, me një hapësirë publike por kemi të bëjmë me shtëpi me jetë njerëzish dhe me djersën e mundin e disa familjeve. Është një situatë që duhet matur me maturi dhe me dialog të të gjitëh institucioneve ku vullneti i tyre dhe ku ka vullnet mund të ecët përpara. Pra nuk është e njëjta situatë dhe në fund të ditës që të gjithë ne si opozita si bashkia duam që të përfitojnë qytetarët që të kenë një infrastrukturë më të mirë por dhe ato që ngelin pa ship për shkak të këtij projekti të kenë një dëmshpërblim.

Ju e dini se Bashkia e Tiranës thotë se ka një projekt që ishte përgatitur prej vitesh dhe ishte dhe në planet e ish-kryetarit Lulzim Basha. Si ballafaqohet opozita sot kur ato dëgjojnë se ky projekt aty ka qenë?

Projekti ka qenë dhe ne nuk jemi kundër tij, duhet theksuar se nuk jemi kundër projektit të strukturës së Unazës, por që këto banorë të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë që të kenë një mundësi të ndërtojnë apo blejnë një shtëpi diku tjetër. Kjo është për të pasur një barazi për të gjithë qytetarët shqiptarë në mënyrë që të mos trajtojmë një person ndryshe që është në process legalizimi dhe një tjetër që ka ndërtuar një shtëpi prej 30 vitesh dhe ditët e fundit.

Jeni nënkryetare e LSI, sot jemi rreth shtatë muaj para zgjedhjeve lokale sot PD dhe LSI janë në një front si do të jenë në zgjedhjet e qershorit?

Padyshim që do të jenë në një front, në të gjithë nismat parlamentare dhe këshillat bashkiake ne jemi në një opozitë të bashkuar dhe transparenca e të gjithë marrëveshjes sonë për zgjedhjet lokale do të bëhet publike më vonë.