Raikkonen sfidon kundërshtarët: Sauberi im do bëj mrekullira

Firma me skuderinë Sauber nuk e shqetëson aspak pilotin finlandez, Kimi Raikkonen. 39 vjeçari i cili do të pilotojë një makinë Sauber  duke nisur që nga sezoni i ardhshëm thotë se është i lumtur për këtë.

Unë ende dua të ngas dhe kjo është e vetmja arsye pse unë do të vazhdoj të jem pjesë se Formula 1 edhe vitin e ardhshëm. Te Sauber unë mund të përqendrohem më shumë në atë që unë dua, pilotimin“, -tha ai për “La Gazzetta dello Sport”.

Sauber nuk ka fituar asnjë garë të F1, por me ndryshimin e pronarëve të rinj, një aleancë  me Ferrarin dhe me mbështetjen e Alfa Romeon, Raikkonen shpreson.

“Pse duhet të shqetësohem për të shkuar te Sauber?”- tha ai. “Qëllimi im është të përpiqemi t’i ndihmojmë ata që të kenë sukses dhe të argëtohen. Kur u ktheva te Formula 1 me Lotus, njerëzit thanë se kisha bërë një gabim dhe nuk mund të bëja asgjë, por gjërat ndryshuan shpejt dhe një gjë e tillë mund të ndodhte përsëri”, shtoi Raikkonen.

Raikkonen largohet nga Ferrari për t’i hapur rrugë të riut, Charles Leclerc.