Protesta në qytetin serb për statujën e bufit si organ gjenital

Mijëra vëzhgues të zogjve shkojnë në qytetin verior serb të Kikindës çdo dimër për të parë një nga popullatat më të mëdha në botë të kukuvajkave.

Por qyteti i vogël serb në kufi me Rumaninë tani po tronditet në mediat sociale për një arsye tjetër: një protestë mbi një statujë që ka për qëllim të shënojë atë si qytetin e bufëve që shumë thonë se i ngjan një organi gjenital dhe jo një bufi.

Protestuesit thonë se forma e zgjatur e statujës së Terra-Cotta dhe tiparet minimaliste të shpendit, e bëjnë statujën të turpshme duke kërkuar heqjen e saj.

“Frojdi mund të thoshte diçka për këtë statujë, duket shumë si një penis”, tha një protestues në një post në Facebook.

“Tani të gjithë do ta tallin Kikindën”, shkroi një tjetër në Facebook. “Kjo (statujë) përfaqëson diçka shumë mashkullore, por jo një buf“, tha një tjetër në Twitter.

Skulptori vendës Jovan Blat, i cili e bëri statujën, nuk ka komentuar ende për rastin.

Javën e kaluar, ai i tha të përditshmes së Beogradit “Vecernje Novosti” se ishte gati të bënte një statujë tjetër në formë.