Media në SHBA: Ja sa miliona pagoi Soros që Donald Lu të shkonte ambasador në Kirgistan

Qëndrimet e Donald Lu-së në Tiranë pro Edi Ramës, duket se i kanë kushtuar shtrenjt Xhorxh Sorosit. Revista amerikane “American Thinker” shkruan se, Soros ka shpenzuar shuma të mëdha parash që të mund të riemëronte Donald Lu-në si ambasador.
Joe Shoffstall shkruanr ‘Fondacioni për Shoqëri të Hapur-Soros’ ka bërë shpenzimet më të mëdha për të lobuar për Donald Linë dhe ambasadorin e SHBA në Hungari. America Thinker shkruan se Soros ka shpenzuar 10.3 milion dollar mes 1 prillit dhe 30 qershorit për lobuar për emërimin e Donald Lu-së në Kirgistan dhe David B. Cortnstein në Hungari, vendi ku ka lindur dhe Xhorxh Soros.