Manjani: Prokurorin Troci e shkarkoi mafia në pushtet

Ish-ministri i i Drejtësisë, Ylli Manjani e quan shkarkim nga mafia e qeverisë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për prokurorin Ramadam Troci.

”Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet. Pa asnjë dyshim që kështu është. Ai e kaloi në mënyrë korrekte procesin e Vetting. ONM deklaroi qartë në seancën dëgjomore: ”Ishte një prezantim dhe deklarim korrekt dhe shterrues, pra që nuk ka asnjë dyshim””,-shkruan Manjani.

Kujtojmë se ky i fundit, ishte kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe prokurori që hetoi ish-guvernatorin Ardian Fullani, si dhe hapi skandalin e tokave në Vlorë.

Më tej Manjani shton se nuk ka më peshk që beson në drejtësinë e këtij procesi. Ai kontrollohet nga Rilindja.

Postimi i plotë

Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet. Pa asnjë dyshim që kështu është. Ai e kaloi në mënyrë korrekte procesin e Vetting. ONM deklaroi qartë në seancën dëgjomore: “ ishte një prezantim dhe deklarim korrekt dhe shterrues, pra që nuk ka asnjë dyshim”.

Por Kolegji ka axhendë tjetër. Ramadan Troci nuk u nënshtrua asnjëherë presionit politik. Beri detyrat e tij si prokuror kudo e caktuan. Më së fundi u komandua në Vlorë ku sekuestroi shumë jashtë mase shumë toka në bregdet, të zabtuara nga fallsifikatorë dhe Rilindas. Këta të fundit bën çmundën ta largojnë nga Vlora dhe ja arritën kohë më parë. Ja arritën që kur Prokuror i Përgjithshëm ishte Adriatik Llalla!

Tani bënë sulmin tjetër! Krejt pa ligj e pa prova! E përsëris: ONM shprehu konsiderata të larta për Ramadan Trocin. Vendimi i sotëm i KPK është goditja tjetër e rëndë e proçesit të rregullt ligjor të vetting! Nuk besoj se ka me peshk që beson në drejtësinë e këtij procesi. Ai kontrollohet nga Rilindja! ONM për fat të keq është kot!