“Makina e policisë përplasi kalimtaren”, aksident i rëndë në Paskuqan

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Paskuqan, ku e plagosur ka mbetu një grua. Sipas një dëshmitari okular fillimisht kanë qenë dy makina policie të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas njëra prej tyre ka goditur gruan që ka qenë kalimtare.

Në videon e dërguar pranë redaksisë së Joq Albania shihet se si gruaja qëndron e shtrirë pa ndjenja në mes të rrugës, ndërkohë që të tjerët presin të vijë ambulanca në vendngjarje.

Por sipas denoncuesit ambulanca ka vonuar më shumë se 40 minuta dhe policët donin ta merrnin me makinë private për ta dërguar në spital.

“Ka ndodhur një aksident në Paskuqan dhe ambulanca s’ka ardhur akoma, po vonohet më shumë se 40 minuta. Makina është e policisë, policët pa pikë edukate donin ta merrnin me makinë private. Çfarë shteti është ky? Gruan që është në tokë e ka goditur makina  e policisë. Shikoni videon shihet se makinat kanë bërë aksident me njëra-tjetrën. Kështu ajo gruaja ishte kalimtare dhe ata e kanë goditur atë”, ka qenë ky mesazhi i derguar.