“I keni parë njerëzit që presin në aeroport?”, spoti që emocionon

Një video promocionale e kompanisë Scandinavian Airlines është bërë në pak kohë virale në rrjetet sociale.

Klipi i titulluar ‘The Arrivals’ është regjistruar nga fotografi Peter Funch dhe nga regjisorja daneze Jeppe Ronde në aeroportin Kastrup të Kopenhagenit, në Danimarkë.

Bëhet fjalë për pamje reale, të filmuara gjatë një jave dhe që tregojnë situata të ndryshme mes tyre, nga vajza që përqafon nënën e saj, tek i fejuari që gjen të dashurën, deri tek babai që takon të birin.

‘Nganjëherë arrijmë të ndryshojmë botën, por pjesën më të madhe të herëve është bota që na ndryshon ne’, thotë citimi në filmim, i cili është ndarë mijëra herë nga përdoruesit e internetit.