Hoxha kundër Ramës për vrasjet mes bandave

Në studion e “Top Talk”, këtë të premte, i ftuar ka qenë gazetari Artan Hoxha, i cili ka folur për episodet e fundit kriminale që kanë shënuar prej muajsh një sërë ekzekutimesh mes bandave rivale.

Vetë gazetari Artan Hoxha ka një qasje të ndryshme nga kryeministri Edi Rama për zgjidhjen e vrasjeve mes bandave rivale, ose më saktë ai thekson se ato duhen parandaluar.

“Kryeministri deklaroi dy ditë më parë “kokat hëngshin”. Policia duhet të jetë aty që kjo të mos ndodhë. Në Shqipëri është hequr dënimi me vdekje, e duhen parandaluar vrasjet mes bandave, ata duhen dënuar”, u shpreh Hoxha.