FOTO/ Bota e artit në zi! Ndahet nga jeta këngëtari i njohur!

Roy Clark, i njohur si një nga këngëtarët më të famshëm të muzikës country është ndarë ka jeta mëngjesin e sotëm (e enjte).

Sikurse është mësuar nga mediat ndërkombëtare, ai ka dhënë frymën e fundit në shtëpinë e tij në Tulsa, Oklahama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mjekëve, Clark vuante nga pneumonia dhe ishte pikërisht kjo sëmundje shkaku kryesor për vdekjes së tij në moshën 85-vjeçare.

Që nga mosha 14-vjeçare Clark ka performuar si këngëtar dhe ishte një nga artistët e parë, që vendosi hitet e tij në të dyja listat e pop dhe country. Roy njihej edhe si muzikat luajti, pasi luante në kitarë, violinë, mandolinë, harmonikë dhe shumë instrumente të tjera.