E rrahën në stadium, skuadra italiane dhuron 150 mijë euro për tifozin

Skuadra italiane, Roma ka dhuruar 150 mijë euro ndaj shpenzimeve mjekësore dhe rehabilitimit të një fansi, i cili u sulmua gjatë ndeshjes me Liverpool.

Sean Cox, 53 vjeç, nga Irlanda, pësoi një dëmtim në tru para një ndeshjeje mes Liverpool-it dhe Romës në prill të 2018.

Klubi tha se zyrtarët kishin vizituar Sean me gruan e tij dhe do të punonin me ta për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të kujdesit “për një periudhë shumëvjeçare”.

Martina Cox tha se burri i saj “do të ketë nevojë për trajtim për të gjithë jetën e tij”.

Babai i tre fëmijëve u rrah rëndë jashtë stadiumit ‘Anfield’ më 24 prill, pak para ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të Liverpool-it.