Dybala: Me Ronaldon ky Juventus është për Champions League

Sot mbush 25 vjeç, dhe mosha nuk mund ta quajë më si një talent premtues. Futbollisti argjentinas beson se Juventus ka shanse për të fituar Champions League këtë sezon. Afrimi i Ronaldos fillimisht u mendua si një aspakt negativ që do të kufizonte minutat e tij, por Dybala nuk mendon kështu.

“Tek Juventus, është gjithmonë i njëjti objektiv, të fitosh tituj. Është e vërtetë se këtë vit, nga jashtë, Champions League dukem më tepër si një fiksim. Por fokusi, si gjithmonë, është edhe titulli vendas. Do të kemi një mundësi të artë të fitojmë Champions League këtë vit. Ronaldo është një armë e shtuar dhe një lojtar shumë i mirë.

Vitin e kaluar luajtëm ndaj Madrid… dhe për pak fituam. Në katër vite kemi luajtur në dy finale. Mendoj se kemi vërtetuar gjatë viteve të fundit se mund ta fitojmë kompeticionin, por shpresojmë t’ia dalim këtë sezon. Jam shumë i lumtur pas afrimit të Ronaldos”, deklaroi Dybala.