Dua Lipa i jep një mesazh të rëndësishëm botës

Dy emrat e njohur të kinematografisë botërore Orlando Bloom dhe Liam Neeson janë bërë pjesë e fushatës së rëndësishme të UNICEF-it. Bashkë me to është përzgjedhur edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Artistët janë bërë bashkë për një qëllim mjaft të veçantë siç është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, që si datë zyrtare ka 20 nëntorin.

Të gjithë njerëzit në mbështetje të kësaj kauze duhet të vishen më ngjyrën blu. Në videon e postuar nga këngëtarja shqiptare duken aktorët, Orlando Bloom, Liam Neeson, Lilly Singh dhe Dua Lipa. Ata kanë një plan të caktuar në këtë video që e lidhin me profesionin e tyre duke e ndërthurur me aktrimin. Të gjithë kanë një qëllim: “Ngjyrën blu”.