Deputeti i PD sfidon Veliajn: Vërteto që goditëm policët, në të kundërt jep dorëheqjen

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, akuzoi sot deputetët e opozitës se kanë goditur policët gjatë protestës së banorëve të ‘Unazës së re’ tek bashkia, të cilët kundërshtojnë shembjen e shtëpive dhe bizneseve pa u dëmshpërblyer më parë.

Me anë të një reagimi në Facebook, deputeti demokrat Klevis Balliu ka sfiduar Veliajn dhe i kërkon që të nxjerrë qoftë dhe nja fakt që vërteton akuzat e tij se deputetët e PD kanë goditur policët.

Baliu i ka bërë një sfidë të hapur Veliajt ku i thotë që kush gënjen të dorëzojë menjëherë mandatin.

Ja postimi i Balliut:

LALI MASHTRUESI DORËZOHU OSE RRËZOHU

Një sfidë e drejtpërdrejtë për Erionin e Griseldës.

Ai MASHTON kur thotë se deputetët e opozitës janë përplasur me Policinë bashkiake. Nëse kjo është e vërtetë unë jap DORËHEQJEN nga mandati i deputetit.

POR

Nëse s’është e vërtetë, dorëheqjen duhet ta japësh ti, Erioni i Griseldës.

Llaf BURRI o Erion, nëse e di çfarë do të thotë.

Por mos u mundo ta politizosh këtë protestë. Pasi kjo është e qytetarëve në mbrojtje të mundit, djersës e gjakut të një jete.

Erioni Griseldës thotë se fajin e ka Rama.

Erioni ka të drejtë, por ai është pjellë e tij dhe ekzekutuesi i urdhërave të Edi Ramës. Edhe në këtë plan të përbindshëm ku mendohet të dëbohen qytetarët nga shtëpitë e tyre pa asnjë kompensim.

Më tej ERIONI i Griseldës mashtron kur thotë se këta banorë skanë paguar taksa. Pa përjashtim të gjithë kanë paguar dhe ne do ti nxjerrim faktet edhe për këtë.

Së fundmi.

Do i lutesha qytetarëve të hapin zemrat e tyre dhe të mendojnë për një minutë se pse po luftojnë këta banorë. A kanë të drejtë apo jo? Nëse do mendohen pak do të kuptojnë se këta banorë që kërkojnë kompensimin e tyre, pasi kanë 20 vite që pagujnë taksa, pasi janë në proces legalizimi dhe kanë paguar paratë tek ALUIZNI. Sot të gjithë këta banorë kanë të drejtën e kompensimit .