Transferoi futbollist nën moshë, FIFA gati të dënojë gjigandin anglez

Firma me futbollistët minoren mund t’i kushtojë shtrenjt skuadrës angleze të Chelsea.

Sipas asaj që shkruan “Mediapart”, FIFA thuhet se mund të vendos të dënojë “Blutë e Londrës”, për dy vite mospjesëmarrje në merkato.

Chelsea then rregullat e FIFA-s kur ata nënshkruan me Bertrand Traore në vitin 2014, dhe kjo rezultoi në një hetim të gjatë në aktivitetet e transferimit të klubit.

Por rasti i Traore nuk ishte i vetmi, me skuadrën e Premier League që ka nënshkruar në mënyrë të paligjshme me 14 futbollist të rinj dhe FIFA tani po mbledh fakte që londinezët të dënohen.

Nëse një gjë e tillë ndodh, Chelsea i Maurizio Sarrit nuk do të ketë të drejtë të firmos me një futbollist të ri deri në katër dritaret e merkatos së ardhshme.