Ruçi: Kur nuk i përgjigjesh institucionit që të ka zgjedhur, shkarkohesh nga detyra

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi thirri një mbledhje me drejtuesit e qeverisë dhe institucioneve të pavarura. Në fjalën e tij Ruci u ndal në rolin që ka parlamentin në kontrollin e institucioneve.

Sipas Ruçit, mekanizmi i monitorimit po fuqizon kontrollin parlamentar dhe po rrit autoritetin e institucioneve të pavarura, si instrumente të shtetit të së drejtës.

Është e pakuptimtë që të të thërrasë institucioni që të ka krijuar me ligj dhe të ka zgjedhur dhe të mos vish, kjo është minus e madhe dhe mjafton kaq që institucioni që të ka zgjedhur të marrë nismën për të liruar nga detyra. Mjafton kaq. 

E dyta, kontrolli parlamentar nuk është thjesht kjo tryezë. Jo, kontrolli parlamentar në radhë të parë fillon te komisioni parlamentar, vazhdon te seanca e parlementit. Kjo nuk është fakultative për deputetin dhe për kryetarin e komisionit”- theksoi Gramoz Ruçi.