Rama në Repolitix, rekord audience, Report Tv lë pas televizionet kombëtare

Emisioni Repolitix në Report TV drejtuar nga gazetari Denis Minga ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama shënon një tjetër rekord audience mbrëmjen e të Martës. Sipas Telemetrix e vetmja kompani që mat shikueshmërinë televizive në Shqipëri.

Report TV me emisionin Repolitix është renditur i pari duke lënë pas jo vetëm televizionet informative në vend,  por edhe ato kombëtare si TV Klan, Top-Channel dhe Vizion+. Përgjigjet e kryeministrit Rama për çështjet e mprehta të aktualitetit politik mpleksur me kundërshitë e forta të botuesit të Koha Jonë, Nikoll Llesi ku nuk munguar batutat e ndërsjella, kanë mbërthyer përpara ekranit një audiencë maksimale për Report TV. 

Kulmi e audiencës u shënua ne ora  22:07 me një share prej 26,01% dhe në ora 22:14 ku share ka arritira tek 28% ne rang kombëtar. Praktikisht nga 4 shqiptarë që ishin ulur para ekranit, një nga ata ishte duke ndjekur Report Tv. 

Audienca e emisionit Repolitix mbrëmjen e djeshme, Report Tv kryeson grafikun duke kaluar televizionet kombëtare Top Channel e Tv Klan

Ekspertiza e Artan Hoxhës gazetar investigativ në Report TV për çështjet e kriminalitetit dhe atë që ndodhi në Bularat përmes një mori pyetjesh, kanë nxjerrë këndvështrimin e kryeministrit si asnjëherë më parë posaçërisht në luftën me krimin e organizuar.

Ndërkohë Muhamed Veliu drejtor informacioni në Report TV e pyeti kryeministrin për mesazhet e koduara të kohëve të fundit përcjell nga Rama në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Interesi publikut për deklarimet e kryeministrit dhe atmosferën e krijuar në studion e Repolitix, nuk ka shënuar rekord shikueshmërie vetëm në Report TV.

Në kohë reale në kanalin e Report TV në Facebook mijëra persona ndoqën live Repolitix duke komentuar qëndrimet e kreut të qeverisë ndërkohë, disa mijëra të tjerë e kanë riparë Repolitix në Youtube.

Shqiptarja.com