Policia e burgjeve, e keqpaguar – Çipa: Rritja me 7% nuk mjafton. Kemi nevojë për investime dhe staf

?

Policia e burgjeve trajtohet shumë dobët me paga të ulta dhe mungesë trajnimesh për stafin.

Kreu i përgjithshëm i burgjeve ,Stefan Cipa, gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2019 për Policinë e burgjeve kërkoi unifikim pagash, pas asaj të gradave me policinë e shtetit si dhe staf të shtuar në institucione përfshirë edhe mjekë të cilët janë të pakët dhe po ashtu të keqpaguar.

Çipa vlerësoi si domosdoshmëri investimet ne disa institucione në vend, duke kërkuar një shtesë në buxhet me 300 milionë lekë

Këto kërkesa janë mbështetur nga deputetet e komisionit të sigurisë.