Panariti: Flakja në rrugë e banorëve të Astirit, jo njerëzore dhe e paligjshme

Deputeti i LSI, Edmond Panariti, në një intervistë për “Fax News” deklaron se protesta e banorëve në zonën e “Astirit” është e ligjshme.

Është deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Edmond Panariti. Z. Panariti faleminderit që jeni sot me ne në studio. Do doja ta nisnim me, e keni përcjellë edhe si forcë politike, atë që po ndodh prej 11 ditësh në Unazën e Re, ku banorët kërkojnë dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre. A është e ligjshme, a qëndron kjo kërkesë e tyre apo ligji njeh vetëm dëmshpërblimin vetëm për banesat që janë të legalizuara?

Së pari maxhoranca duhet ti qëndrojë premtimeve të saj, madje edhe kryetari i bashkisë, si pjesë të fushatës së tij për zgjedhje ka pasur si kalë beteje legalizimin. Pra normalisht atyre u është bërë një premtim dhe banesat që janë në proces të legalizimit, ti shkojë deri në fund. Tani papritmas në funksion të zhvillimeve, që për hir të së vërtetës edhe ata si banorë nuk i kundërshtojnë, të gjithë e përqafojnë idenë e zhvillimeve të infrastrukturës, ndërtimit të rrugëve, por ata janë në të drejtën e tyre të plotë që të kërkojnë dëmshpërblim për atë investim, për atë mund atë sakrificë të jetës, sepse shtëpia është jeta, gjithë synimi i një familje është ndërtimi i një strehe, i një shtëpie, ajo është ABC e mirëqenies të tjerat janë në funksion të saj edhe në momentin që ti vendos ta rrënosh pa e kompensuar, pa i dhënë mundësinë të ndërtojë diku gjetkë, apo të blejë në tregun e banesave me një çmim që duhet të jetë proporcional me vlerën e investimit të bërë, sigurisht ti e flak në rrugë dhe aty ka krijuar një dramë të madhe, gjithsesi duhet ta ndjejë si në lëkurën e tij, mendo të të vijë dhe të të prishi banesën, dhe të thotë që shiko se oferta ime maksimale është që të qëndrosh 3 vjet me bonus qiraje. Kjo natyrisht është shumë e dhimbshme, pra ku është substrati social i këtyre masave, praktikisht ata njerëz i flakën në rrugë të madhe, janë gra, janë fëmijë, që kanë investuar kursimet e jetës për ndërtimin e atyre banesave dhe papritmas, dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie sociale flaken në buzë të rrugës. Ata janë në të drejtën e tyre dhe dikush tha dhe unë jam plotësisht dakord, 2 duar për një kokë, nëse ti më kërcënon ekzistencën, se banesa është ekzistenca dhe kuptohet që aty nuk më asnjë rrugë tjetër përveçse konfrontimit. Për mendimin tim, qoftë bashkia, qoftë qeveria është në momentin e duhur për të reflektuar, për të gjetur fondet që ata të kompensohen dhe tu hapin rrugën zhvillimit të infrastrukturës që e duan të gjithë.

A i ka mundësitë shteti shqiptar që ti dëmshpërblejë, plotësisht 350 familjet?

I ka si nuk i ka, i ka mundësitë, po hidhen miliona euro për dixhitalizime për projekte jo produktive, kurse këtu natyrisht nuk u gjetën paratë për ti kompensuar këto familje në funksion të së drejtës së tyre sepse askush nuk kërkon që ata të përfitojnë, ai do që me atë dëmshpërblim, të jetojë, të gjejë një banesë, por me shumën që i ofron qeveria, ai i bie të jetë i pastrehë, madje ata e kanë futur në këtë perspektivën shumë të zymtë dhe të paqartë, që kur të bëhen banesat sociale, do të shkoni se mbase do t’ju sistemojë bashkia. Pra ata flaken në rrugë të madhe, është një situatë shumë dëshpëruese dhe ne e ndiejmë si detyrim qytetar, pra jo vetëm si një detyrim politik për të qenë në krahë të atyre banorëve përballë një drame të madhe që po shpaloset atje me pandjeshmërinë që pushteti qendror po tregon në të gjitha nivelet, por edhe pushteti lokal, madje duke artikuluar në mënyrë të padenjë edhe ca artikulime ofenduese dhe fyese.

Është kërkuar ndjesë sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj se adresimi ne fakt ishte për deputetët e opozitës dhe jo për banorët.

Shumë mirë që ka kërkuar ndjesë, në radhë të parë duhet të falenderojmë, pikërisht përdorimin e epiteteve të tilla, siç ishin epitete që dëgjojmë edhe në nivele të tjera, kadrinjtë do të thotë dikush, dikush përdor shpellarë dhe jo qytetarë shqiptar, janë qytetar të Republikës së Shqipërisë, që kanë investuar aty mundin, sakrificë dhe kursimet e jetës. Një pjesë e tyre kanë ndërtuar në toka që nuk u përkasin atyre, por qeveria ka qenë aty, kanë qenë disa qeveri që e kane lejuar atë zhvillim dhe i kanë dhënë edhe zgjidhje, madje ka qenë edhe diçka e shpallur si një objektiv i qeverive që do ti çojnë drejt legalizimit, në mënyrë që ata të ndihen, duke gjetur edhe nje mënyrë edhe për kompensimin e pronarëve dhe zotëruesve të atyre tokave. Momenti që ato harrohen dhe përdoret toni i arrogancës edhe dhunës, ose merre këtë ofertë që të them unë ose përjashta, kuptohet edhe ata në të drejtën e tyre për të reaguar siç po bëjnë. Dhe ne si opozitë, jo thjesht për ndonjë përfitim politik siç mund të mendojë dikush sepse ne jemi qytetar vetë dhe duhet të jemi në krah të qytetarëve për ti mbrojtur nga këto padrejtësi.

  1. Panariti një tjetër projekt tjetër i pakërkuar që dëmton drejtpërdrejt buxhetin e shtetit dhe taksapaguesve shqiptar, por edhe vetë qytetarëve në kuptimin e parë të fjalës, pasi rrezikojnë të mbetem pa shtëpi edhe pa dëmshpërblim.

Ne këtu dolëm në një dimension tjetër të problemit, përveç asaj që trajtuam pak më përpara së bashku, ku qytetarët janë në të drejtën e tyre për të kukuar dëmshpërblim për pronën që do tu shkatërrohet, për ti lënë shteg zhvillimit të infrastrukturës të nyjeve lidhëse, rrugore, doli dhe mekanizmi tjetër abuzues, flagrant dhe thyerje të procedurave të prokurimit, të hapjes së tenderave për ofertuesin më të mirë. Këtë e bëri të qartë mesa duket shumë mirë edhe z. Basha. Ndërkohë atje doliedhe një fakt tjetër që deligjitimon gjithë procesin e fillimeve të investimit. Nuk është marrë leja në Bashki, pra edhe nga ana e procedurave kemi shkelje, pra kemi dy anë të problemit.

Kemi anën e banorëve, të cilët në mënyrë të padrejtë po dhunohen, sepse unë e quaj dhunë marrjen e pronës dhe mos dëmshpërblimin e tyre. Nga ana tjetër kemi edhe shkeljen e rëndë të procedurave të prokurorimit të investitorit që do të ngarkohet për të zhvilluar këtë nyjë të rëndësishme. Pra ndodhemi në një situatë për mendimin tim shumë flagrante të shkeljes të së drejtave të njeriut, por ajo që është më kryesorja shkelja e disiplinave financiare të investitorit të këtij projekti, duke filluar që nga çështjet e prokurimit dhe aspekte të tjera të marrjes së levës përkatëse, ku pushteti lokal aktualisht nuk është shprehur.

 

Ndërkohë z. Basha shohim që i është bashkuar protestës së banorëve për të bllokuar rrugën. A është mënyrë kjo? Shpeshherë është ngritur pretendimi për mënyrën e protestimit. Bllokimi i rrugëve nga ana tjetër është edhe shqetësim i indokrimit të jetëve të qytetarëve të tjerë, të cilët ndoshta nuk duan ti bashkohen.

 

Forma të tilla ndodhin kudo edhe në demokraci më të zhvilluara. Ju keni parë edhe në mes të Parisit, në Los Angeles dhe aq më tepër aty nuk është se u dëmtuan biznese. Vërtetë u dogjën në mënyrë simbolike 2-3 goma, por këto nuk është se tregojnë ndonjë akt dhune. Ata ndodhen në ekstremin e një  presioni dhe natyrisht kundra tyre janë të detyruar të reagojnë edhe në forma të tilla që janë më tepër simbolike dhe nuk shkatërrojnë as pronën publike dhe nuk kërcënojnë askënd. Por për sa kohë që qeveria nuk i ka lënë shteg, i ka asfiksuar tashmë në shpresën e tyre për të marrë mbrapsh atë për të cilën ata kanë investuar. Dikush e tha shumë bukur: Dy duar për një kokë janë! Pikërisht kjo situatë është për këtë shprehje.

  1. Panariti do të doja të flijimin tani dhe të shkëputeshim pak nga pjesa e protestës, sigurisht që më vonë do të kemi mundësi ta ndjekim edhe protestën që po zhvillohet tashmë nga ana e banorëve të Unazës së Re. Doja të flisnim pak për atë që është projektbuxheti i vitit 2019, si ish-ministri i Bujqësisë, ndalemi pak te deklarata e kryeministrit Rama e bërë një ditë më parë, i cili është shprehur se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë edhe më i madhi në bujqësi, duke llogaritur edhe 8 vite bashkë të Partisë Demokratike. Është realisht kaq i madh ky buxhet dhe si e shikoni objektivat që ka përcaktuar Ministria e Financave, qoftë edhe Ministria e Bujqësisë vitin e ardhshëm?

Kryeministri ka bërë një deklaratë dhe unë s’jam këtu për të komentuar kryeministrin. Ashtu e ka parë të arsyeshme. Unë jam këtu për treguar faktet.

E para punës që unë do të thoja është që buxheti i bujqësisë jo vetëm që nuk është rritur, por në dy zëra siç është siguria ushqimore dhe infrastruktura e vaditjes dhe e kullimit, ka ulje. Pse e thotë kryeministri atë? Kryeministri në mënyrë spekulative fut si fonde të buxhetit, investimet në bujqësi dhe fondet e programit IPARD, që janë fonde të BE-së. Mirëpo ato janë fonde ekstrabuxhetore, ato nuk janë fonde të buxhetit të shtetit.

Buxheti i shtetit është një zq më vetë, kurse ato janë fonde të BE-së që dihet që janë firmosur që para 3 vitesh në një vlerë prej 90 milion eurosh dhe që janë fonde që në mënyrë xheneroze, BE-ja i vë në dispozicion fermerëve shqiptarë. Kjo është tjetër histori.

Po marrim fondet e buxhetit. Buxheti shqiptar për bujqësinë është një buxhet, i cili është shumë më poshtë se sa mesatarja e rajonit, jemi dy herë më pak se sa Kosova dhe mund të jemi mos gabohem, 56 herë më pak se Maqedonia. Dhe përpos faktit se çfarë u premtohet atyre në Buxhetin e 2019, le të diskutojmë se çfarë ka ndodhur me buxhetin e vitit që po mbyllet.

Deri më tani, asnjë para nuk është rimbursuar, nuk është futur në investim në bujqësi qoftë si fonde të subvencioneve të drejtpërdrejta, qoftë si fonde të subvencioneve jo të drejtpërdrejta, pra indirekte. Ka lista të subjekteve të shpallura fituese, por viti po mbyllet dhe nga thesari i shtetit nuk ka kaluar as edhe një qindarkë për subvencionet. Dhe kush është rezultantja? Shikoni se çfarë thotë INSTAT.

INSTAT thotë që për herë të parë në vitin 2017-2018, pas 10 vitesh eksportet bujqësore ranë. Pra pas një rritje konstante që nga viti 2009, por me një impuls të jashtëzakonshëm harkun kohor 2013-2017, ku patëm një rritje të jashtëzakonshme të buxhetit të eksporteve bujqësore, aq sa për herë të parë ne përmbysëm dhe bilancin negativ në fushën e frutave dhe perimeve.

Ne patëm trashëguar në vitin 2013 një bilanc negativ, këtë e thotë INSTAT, nuk e them unë. Jam gati biles t’jua vë në dispozicion edhe grafiqet edhe vlerat absolute.

Ai thotë që në vitin 2013 ne morëm një raport negativ, pra eksportonim 1 dhe importonim 5 fruta-perime. Në fund të 2017-s u përmbys raporti dhe u krijua suficit. Pra, importonim më pak sesa eksportonim.

Çfarë e ka goditur këtë sektor?

Mungesa e investimeve dhe mungesa e subvencioneve. Duke mos u subvencionuar infrastruktura prodhimi ynë bëhet i pakonkurrueshëm me prodhimet e importit. Se prodhohet me kosto më të lartë. Po jua jap disa shembuj për të treguar se çfarë po ndodh. Kemi një industri qumështi. Ne një litër qumësht që del në market, qumësht UHT, tregohet me 1300 lekë të vjetra, 1 litër. Pra është qumështi që është i sterilizuar që del nga fabrika në kuti. Ndërkohë shkon në market dhe shikon se qumështi i importuar nga Gjermania shitet me 900 lekë të vjetra. Pse? Për arsye se ai subvencionohet jashtëzakonisht fort në orgjinë. Ndërkohë ti këtu nuk e subvencionon në nivel krerësh, nuk e subvencionon në nivel grumbullimi dhe nivel fabrike dhe për rrjedhojë po e shikojmë që një pjesë e fabrikave nuk janë më të interesuara të tregtojnë më qumësht të freskët dhe kanë devijuar qumështin kryesisht tek nënproduktet, tek dhalli, tek djathi, tek gjalpi, tek gjiza. Prandaj, në rast se bujqësia nuk mbështetet fuqishëm, në rast se nuk përfiton nga këto fonde mjerane, ajo do jetë bujqësi e mbijetesës. Dhe këtë trend negativ pra suficit ne e kaluam brenda një viti në deficit do ta thellojë akoma më shumë. Nuk ka ndjeshmëri ndaj bujqësisë. Ka vetëm propagandë. Pra, nuk ka mbështetje të drejtpërdrejtë të fermerit. Unë kam qenë ministër i Bujqësisë se sa herë ne ndodheshim në momentin e ekzekutimit të pagesave, ai fuste dorën tek buxheti i bujqësisë. I merrnin këto fonde dhe i çonin në investime jo prodhuese, jo për digjitalizime, jo për para për boshllëqet që i krijonte asistenca sociale etj, etj. Bujqësia shqiptare është shumë poshtë rajonit. Me vendet e BE-së as që bëhet fjalë. Nuk kemi absolutisht asnjë lloj parametri për t’u krahasuar me ta. Prandaj nëse nuk duam ta pengojmë këtë sektor, duhet të jepen para, të jemi seriozë, ta subvencionojmë fermerin, dhe vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje që bujqësia të jetë konkurruese. Ne nuk mund të bëjmë politika proteksioniste. Pra, o je o s’je konkurrues, po nuk je konkurrues del jashtë tregut. Paketën tonë fiskale të propozimeve për heqjen e TVSH-së ka kohë që e kemi hedhur në treg ne. Kanë më shumë interes ta blejnë mallin në Greqi sesa ta blejë tek shpërndarësi, pasi tatimi me TVSH, me taksa e bën atë të rrisë çmimin që reflektohet pastaj edhe në çmimin final të produktit. Kjo sjell edhe pamundësi për të konkurruar tregun. 70 për qind e fondeve të Bashkimit Evropian shkojnë për bujqësinë, në mënyrë që të mbahen fermerët, që mbahet e populluar edhe zona rurale, përndryshe bujqësia falimenton, sikurse po ndodh tek ne.

  1. Panariti doja një koment tuajin mbi atë që po ndodh mes Presidentit të Republikës dhe kryeministrit Rama për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm? A mendoni se është shkelur Kushtetuta dhe nga kush?

Unë kam ndjekur gjithë këtë debatin që ka shoqëruar këtë ngjarje dhe mendoj që ka qenë një gafë nga ana e Kryeministrit që kërkon të vendosë për anëtar të kabinetit të tij, sidomos për ministër të Brendshëm një ushtarak karriere. Kjo ka qenë kaq evidente sa kryeministri duhet ta dinte sepse ka një staf juristësh dhe njerëzish që e këshillojnë dhe në momentin e propozimit të kandidaturës shikohen të gjitha aspektet dhe në kuptimin e konfliktit të interesit dhe këtu ka pasur një konflikt të hapur interesi, ndërkohë që luhet me një sërë argumentesh. Pra, momenti që kjo kandidaturë ka dalë nga zyra e Kryeministrit dhe ka shkuar për tu dekretuar tek Presidenti i Republikës, ai figuronte de facto si një ushtarak aktiv dhe kjo ja pamundësonte Presidentit dekretimin e tij si ministër.

A mendoni se po shkojmë drejt një ‘jo’-je të dytë nga Presidenti?

Këtë nuk e di sepse kjo është në dispozicionin e Presidentit për ta vendosur, por këtu po kërkohen që të bëhen gjëra post-factum. Mbetet për të parë por gjithsesi kjo tregon në një farë mënyre nxitimin për të mos thënë përgjegjshmërinë e propozimit të kandidaturave, të cilat bien ndesh me kërkesat që cakton Kushtetuta. Kjo nuk duhet lejuar dhe për mendimin tim ky ka qenë një akt i përgjegjshëm dhe shumë serioz i Presidentit të Republikës, i cili pengoi një shkelje të Kushtetutës.