Martohet me një vajzë hologrami, nëna e tij nuk pranon të shkojë në dasëm

Një djalë nga Tokio e Japonisë ka gjetur më në fund partneren ideale, por nëna e tij nuk pranoi të ishte pjesë e ceremonisë.  Nëna e Akihiko Kondo refuzoi një ftesë për të shkuar në dasmën e djalit të saj të vetëm në Tokio këtë muaj. Kondo po martohej popstarin e njohur japonez Hatsune Miku. Por nuk po flasim për një qenie njerëzore por për një hologramë ose ndryshe personazh i krijuar në kompjuter. Madje i ka vendosur edhe një unazë.

Për mamanë nuk ishte diçka për tu festuar”-tha 35-vjeçari.

Në të vërtetë, asnjë prej të afërmve të Kondo nuk mori pjesë në martesën e tij me Miku por kjo nuk e pengoi atë të shpenzonte 17.562 dollarë në një ceremoni zyrtare në një sallë Tokio.

Rreth 40 të ftuar ishin të pranishëm kur Akihiko  lidhi nyjë me nusen e tij, në versionin e një kukulle, pasi këngëtarja nuk ka asnjë version tredimensional dhe performon zakonisht vetëm falë një softëeri i njohur si “vocaloid”. Kondo jeton me hologramën lëvizëse që prej muajit mars