Manjani: Kush voton Rilindjen është “shpellar”! Rama, i vetmi që i thotë popullit të vritet me njëri-tjetrin

Teksa po fliste për ngjarjet kriminale në vend, kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme përpara gazetarëve u shpreh se vrasjet e fundit janë produkt i përplasjeve mes bandave, e për këtë ai tha: “le të hanë kokat e njëri-tjetrit”. Ndërkohë lidhur me këtë deklaratë zhargon të kryeministrit Rama ka reaguar ashpër ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një postim në Facebook Manjani shprehet se nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njeri-tjetrin”.

“Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin”, u shpreh më tej Manjani.

Ish-ministri e mbyll reagimin e tij duke thënë: Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”.

Postimi i ish-ministrit Ylli Manjani

Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njëri-tjetrin”!

Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin!!

Rëndë shumë!

E lëmë mënjanë pjesën kënaqësive perverse, nëse do zbatohej vetgjyqësia, përse na duhet shteti, qeveria, policia, burgjet e drejtësia?!

Apo për PPP e koncensione!

Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”!