Legjenda Stan Lee krijoi superheroin e fundit para vdekjes

Legjenda Stan Lee la pas një sërë karakteresh komike që do mbahen mend gjithmonë. Por shkrimtari ka krijuar superheroin e fundit para se të vdiste.

Vajza e tij J.C. Lee tha se së bashku me babain po punon në një projekt të përbashkët që përfshinte krijimin e një superheroi të quajtur Dirt Man.

68-vjeçarja bëri të ditur lajmin për TMZ të martën. Ajo u shpreh se një karakter i ri do përfshihej në trashëgiminë e madhe që ka lënë Lee.

“Kemi punuar për një karakter të quajtur Dirt Man,”-tha J.C.

Stan u nda nga jeta të hënën (12 nëntor) në moshën 95-vjeçare në Los Angeles.