Ledion Liço “braktis” “The Voice Kids”, ja kujt i besohet

Pas dy edicioneve të suksesshëm, ‘The Voice Kids’ do të rinisë sërish në janar në ekranin e ‘Top Channel’. Në këto dy vite, Ledion Liço ka qenë në krye të emisionit si moderator. Vitin e kaluar Dojna Mema ishte drejtuese e ‘Voice Room’ që prekte nga afër emocionet e fëmijëve para dhe pas performancave të tyre në skenë.

Ndërsa këtë vit Dojna Memën, të cilën e shohim çdo të shtunë në “Pop Culture”, do ta shohim edhe si prezantuese të “The Voice Kids”.

“Në janar nis sezoni i ri i ‘The Voice Kids’ në Top Channel.

Si gjysëm shaka vitin që kaloi thashë që nuk do ta bëj më këtë eksperiencë sfilitëse emocionale, pas tetë vitesh si prezantues, tre prej të cilave si producent ekzekutiv. Shakaja është gjysma e së vërtetës dhe mesa duket është koha t’i hap rrugë një vizioni të ri dhe një brezi të ri”, -ka thënë Ledion Liço më parë.