Kozeta i shkon në studio Rudinës, sqaron mosmarrëveshjen

Kozeta Kurti ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina” në TV Klan. Sapo mbërriti në studio, gazetarja sqaroi të gjithë shikuesit për një mosmarrëveshje me moderatoren Rudina Magjistari.

”Disa vite më parë në një intervistë u shpreha se nëse do të kisha një emision, nuk do të zgjidhja të kishte emrin tim, pasi duket sikur më pëlqen vetja. Të nesërmen vërshuan portalet me tituj: Kozeta, kunjë me Rudina Magjistarin! Ndaj thashë që Rudina ma ka falur kunjën kur u futa në studio”,-tha Kozeta Kurti.

Ndërsa Rudina sqaroi edhe zgjedhjen e emrit për emisionin e saj. ”Nëse është një program i suksesshëm dhe mjaft popullor, domosdo e merr vetë emrin. Është e pashmagshme”,-tha moderatorja Rudina Magjistari.