Italia, euro dhe populistët

Buxheti i Italisë për vitin 2019 shkel rregullat e BE. Kjo nuk e pengon qeverinë italiane,e cila mendon se mund të gjejë një zgjidhje. Por nga euro ajo nuk do të shkëputet.   

Skenar në Itali 2020: Vendi do të qeveriset nga një aleancë partish populiste, synimi kryesor i të cilës do të jetë ta nxjerrë vendin nga zona e euros. Monedha e përbashkët europiane nuk ka më ç’i duhet Italisë dhe „italianët janë parat ë tjerëve” do e argumentojë qeveria fiktive këtë hap, që do të shkaktojë valë shoku në gjithë Europën. Ky është skenari i errët politik, që Sergio Rozzi bëri të ditur në publik pak kohë më parë. Gazetari italian është një nga publicistët më të njohur të vendit.

Në “La notte che uscimmo dall’euro” (“Nata, në të cilën ne dolëm nga euro”), titulli i pjesës në të cilën Rizzo përshkruan daljen e vendit nga euro, si pasojë e nacionalizmit i cili është duke u forcuar gjithnjë e më shumë në Itali. Edhe në vende të tjera, shkruan gazetari në pjesën e tij fiktive, nacionalizmi hyn në fuqi. E vetmja gjë që e mban BE-në, në pjesën e tij është euro, deri sa qeveria fiktive italiane pret edhe lidhjen ekonomike europiane më 2020, shkruan në fiksionin e tij Rizzo.

Në realitet qeveria italiane, vërtet populiste mundohet të paktën në çështjen e euros të dërgojë sinjale të tjera. Para pak ditësh, zëvendëskryeminsitri Luigi Di Maio, foli para Lëvizjes Pesë Yjet, për qëndrimin e Italisë në zonën e euros. Qeveria kërkon të zbatojë planin buxhetor për vitin 2019, të lidhur me Bashkimin Europian.

Italien: Luigi Di Maio spricht bei einer Kabinettssitzung in Rom (picture-alliance/dpa/A. Medichini)

Di Maio nuk tregon t’ i kenë bërë përshtypje dënimet e mundshme. Bashkimi Europian do të heqë dorë nga sanksionet, sepse vendi i tij mbështetet nga shtetet e tjera të BE-së. Me këtë ai ka parasysh lëvizjet populiste që janë në pushtet ose që janë të përfaqësuara fort. Këto do të forcojnë pozicionin e tyre në zgjedhjet europiane që pritet të zhvillohen majin e ardhshëm, mendon Di Maio.

“L’Uomo Qualunque” – “Njeriu i zakonshëm”

“Italianët para të tjerëve “: Deklarata e largimit në fiksionin e Rizzos pasqyron një nga çështjet kryesore të populizmit italian. Përfaqësuesit e saj e dinë prej kohësh, se asnjë axhendë politike nuk mund të jetë më e sukseshme se sa protesta kundër establishmentit, në fillim kundër asaj italiane dhe më pas kundër elitës politike europiane. “Abbassi tutti” (“Poshtë të gjithë”) – këtë zgjidhje pati dhënë babai i populizmit italian Guglielmo Giannini, pas Luftës së Dytë Botërore, për gazetën e tij. Që emri e tregon drejtimin ideologjik: “L’Uomo Qualunque”, “Njeriu i zakonshëm”.

Gazeta kishte si synim të mbronte popullsinë e zakontë italiane nga cinizmi i politikanëve profesionist. Politikanët, thoshte ai, e shohin pushtetin e tyre si “mjet për të bërë karrierë, për t’u dukur, për rrogën, të ardhurat, të sigurojnë konçensione dhe të bëjnë pazare të mira.”

Populli versus shteti

Kjo akuzë mbeti deri në vitet 60-të, për t’u zhdukur përkohësisht dhe shfaqur sërish në vitet 80-të. Klima u ndez në vitet 90-të nga kandalet e korrupsionit të partive politike. Qendra ekonomike e tyre ishte Milano, metropoli ekonomik. Ai u quajt „tangentopoli”, „qytet i rryshfeteve”. Besimi i italianëve tek politika nuk ekzistonte më.

Europa Italien - EU-Kommisssion weist Italiens Haushaltsentwurf zurück l Finanzminister Giovanni Tria (picture alliance/dpa/A. Carconi)

Skandali Tangentopoli u përdor si bazë e suksesshme për një populist tjetër, sipërmarrësin e mediave, Silvio Berlusconi. Edhe ai e tregoi veten si anti-politikan, i pavarur nga „sistemi” dhe i aftë si kërkush tjetër, për ta nxjerrë Italinë nga balta. „Ne duam që populli të drejtojë shtetin, dhe jo shteti popullin”, ishte formula e Berluskonit.

Dihet se edhe Berlusoni, sipërmarrës pragmatist, nuk donte të zgjidhte problemet e vendit. Por për shumë italianë e keqja mbeti tek shteti, dhe bashkë me të dëshira që problemet të zgjidheshin vetë. Të dy partitë që ndodhen tani në koalicionin në pushtet, Lëvizja „Pesë yjet” dhe „Lega” e kanë shtënë në dorë këtë ide.

Të jashtmit dhe të etabluarit

Por sidomos Lega ka pasur përvojën që prej marrjes pjesë në qeverisje më 1994, se problemet e vendit nuk mund të zgjidhen me antipolitikanët. Prandaj ajo prezanton një imazh të ri armiqësor, euron. Monedha e përbashkët europiane shihet tani si shkaku i gjithë problemeve, që ka vendi. Të duash të luftosh euron, nevojitet një potecial i palodhur mobilizimi, prej të cilës janë të varur partitë Lega dhe Lëvizja pesë yjet. Kriza e vazhdueshme ekonomike ka çuar ujë në mullirin e populistëve dhe euro bëhet gjithnjë e më shumë kokë turku.