Gjyqtari rus do të vendosë drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Skoci

Tre ditë para ndeshjes me Skocinë në “Loro Boriçi”, si ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve, UEFA ka bërë të ditur edhe emrin e arbitrit që do të gjykojë këtë duel. Bëhet fjalë gjyqtarin rus, Vladislav Bezborodov, ndërsa asistentët e tij do të jenë Valeri Dançenko dhe Maksim Gavrilin.

Pas portave, do të rreshtohen Aleksei Eskov dhe Sergei Ivanov, ndërsa gjyqtar i katërt, Aleksei Lunev, të gjithë nga Rusia.

Kjo do të jetë hera e parë që ky arbitër do të drejtojë Shqipërinë, ndërsa është një emër i njohur në arenën ndërkombëtare, ku arbitron pothuajse gjithmonë në Europa League. E fundit ishte edhe ajo mes Lazios dhe Marsejës, të përfunduar në shifrat 2-1 për ekipin e Strakoshës.