E pranon Apple: Super iPhone-t e rinj kanë një problem serioz sigurie

Apple ka pranuar një dështim serioz harduer të iPhone dhe tani pronarët e celularëve po goditen nga një problem tjetër i madh .

Sipas MacRumors, iOS ka filluar që t’i lërë pronarët e te iPhone-ve “jashtë” (dhe në një masë më të vogël iPads dhe Apple TV) duke duke çaktivizuar Apple ID-të e tyre.

Dhe, tashmë problemi është zyrtar, pasi vetë kompania e ka pranuar.

Duke cituar raporte të shumëfishta në Reddit dhe Tewitter, MacRumors thotë se përdoruesve u thuhet se nuk mund t’i përdorin pajisjet e tyre “për arsye sigurie”.

Në përgjigje të këtyre raportimeve, @AppleSupport po e njeh çështjen dhe po udhëzon përdoruesit në faqen e komuniteteve të mbështetjes të kompanisë, e cila u tregon përdoruesve se si të rivendosin aksesin kur ID-të e Apple janë të bllokuara dhe jashtë funksionit.

Çuditërisht, pavarësisht nga kjo valë e kyçjeve jashtë telefonit, faqja e Gjendjes së Sistemit të Apple nuk ka treguar ndonjë problem me Apple ID.

Nuk dihet akoma nëse bëhet fjalë për një dështim në masë të softuerit të sistemit operues të Apple apo një krizë të vërtetë të sigurisë.

Në fund të fundit, një sulm i madh kibernetik i madh do të kërkonte që shumë përdorues të rivendosnin ID-të e tyre të Apple “për arsye sigurie”.