Bota e fiksuar nga fotoja e re e familjes mbretërore

Tani që e gjithë bota e di si duket princi i vogël Louis. Gjyshi i tij, Princi Charles vendosi ta festojë ditëlindjen e tij të 70-të duke i dhuruar botës foto të gjithë familjes mbretërore bashkë.

Në fakt, jo mbretëresha Elizabeth nuk ishte, kështu që portretit familjar i mungoi një pjesë. Fotoja u përhap kudo me aprovimin e familjes dhe orët e fundit, e gjithë bota s’bën gjë tjetër përveçse të adhurojë mimikat e adhurueshme të bebushave.

Padyshim, vëmendjen më të madhe e mori princi i vogël Louis tashmë i rritur dhe Meghan Markle, barku i së cilës në këto foto nuk është edhe aq i dukshëm.