10 qytetet me femrat më të bukura në botë

Bie në sy fakti se në këtë klasifikim dominojnë qytetet  evropiane, në krye të të cilave pozicionohet kryeqyteti i Ukrainës, Kievi.

Çdo qyteti i është bashkangjitur motivacioni se përse është zgjedhur për të qenë pjesë e kësaj liste.

10-Montereal, Kanada

Finesa dhe kultura e këtyre femrave që flasin rrjedhshëm anglishten dhe frëngjishten është një nga pikat kyçe që i bën interesante në sytë e mbarë botës.

9-Seul, Korea e Jugut

Çelësi i hijeshisë së tyre qëndron te sytë në formë bajamesh dhe linjat delikate të fytyrës. Të kujtojnë pak a shumë geishat e filmave.

8-Amsterdam, Holandë

Femrat holandeze konsiderohen si gratë më moderne dhe largpamëse. Disa i cilësojnë si shoqëruese ideale në çdo lloj veprimtarie, veçanërisht në aktivitete festive. Edhe këto shquhen për shtatlartësinë e tyre dhe flokët biondë.

7-Tel Aviv, Izrael

Ajo që të godet nga gratë e këtij qyteti, është hijeshia enigmatike që kanë me lëkurën e errët dhe sytë ‘smeraldi’

6-Moskë, Rusi

Rusia mburret për gra të parezistueshme, me flokë të verdhë dhe sy të kaltër. Gjithashtu, janë të sjellshme dhe miqësore. Shumë prej modeleve më të bukura në botë janë ruse.

5- Sofje, Bullgari

Bullgaria është një vend disi i nënvlerësuar, por midis cilësive që pak janë të njohura për të huajt, bëjnë pjesë edhe gratë, që të magjepsin me bukurinë e tyre hipnotike me sy të kaltër dhe flokë të errët.

4-Buenos Aires, Argjentinë

Me buzëqeshjen dhe dëshirën për tangon, si biondet dhe zeshkanet argjentinase të joshin me pasionin e tyre.

3-New York, SHBA

Në qytetin që nuk fle kurrë, nuk është e vështirë të hasësh modele dhe gra të rafinuara në bulevardet e Bruklinit, mbas të cilave është e pamundur të mos lësh mendjen.

2-Stokholm, Suedi

Me një bukuri të akullt, por delikate, shtatlarta, bionde natyrale, me sy dhe lëkurë të çelur ato tërheqin imagjinatën mashkullore më shumë se të tjerat.

1-Kiev, Ukrainë

Fitueset  e pakundërshtueshme të klasifikimit janë pikërisht ukrainaset. Mund të admirosh bukurinë e tyre ndërsa marrin rreze dielli me bikini buzë brigjeve të lumit Dnieper. Kanë një hijeshi unike dhe egërsia e tyre në konturet e feminilitetit të magnetizon.