Zyrtare/ Solari zyrtarisht trajneri i Realit deri në vitin 2021

Santiago Solari po ecën në gjurmët e Zinedine Zidane, pasi mori drejtimin e Realit të Madridit para pak ditësh, për të zëvendësuar Julen Lopeteguin e shkarkuar, me synimin për të nxjerrë skuadrën nga kriza e rezultateve.

Mjaftuan katër ndeshjet e para, të katërta të fituara nga Reali i Madridit, që presidenti Florentino Perez të bindej për aftësitë e argjentinasit dhe t’i besonte pikërisht atij drejtimin e klubit, jo vetëm për këtë sezon, por deri në vitin 2021.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi madrilen nëpërmjet një komunikate zyrtare për median, ku njofton se Këshilli Administrues i Realit të Madridit ka vendosur t’i besojë drejtimin Santiago Solarit dhe të nënshkruajë me të një kontratë deri në qershor të vitit 2021.