VIDEO/ Sa paguhet Enca për një natë?

Këngëtarja Enca Haxhia ka mbyllur një sezon shumë aktiv me koncerte dhe disa këngë të reja të publikuara.

Por e ftuar në emisionin “NIN” të një televizioni në Kosovë, Enca ka folur mes të tjerave edhe për çmimit se sa paguhet në një koncert.

“Varet nëse është koncert, apo mbrëmje private dhe ku është. Çmimi dallon”, ka thënë Enca, e cila nuk preferoi të zbulojë shifër të saktë.